Europa

60 vjet të Angela Merkelit, në 10 fotografi (Foto/Video)

Gruaja më e fuqishme në botë, kancelaria gjermane Angela Merkel, sot mbush 60 vjet.

Në një konferencë në Bruksel, një gazetar e befasoi atë me një këngë për ditëlindje, e Telegrafi ua sjell 10 fotot nga jeta e kësaj politikane gjermane.

U lind në Hamburg, por jetoi në një fshat, 80 kilometra larg nga Berlini. Në foton e parë ka një vit e gjysmë.

Nëna e saj ishte profesoreshë e anglishtes dhe latinishtes, ndërsa babai prift protestant. Si e vogël kishte dëshirë të lexonte poezi dhe përralla.

Në foton e tretë është 43 vjeçe dhe pret fillimin e konferencës së ministrave për mjedis në Dresden. Një vit më vonë ajo do të martohet me burrin e saj të dytë, Joachim Sauer.

Pos politikës interesohet për sport dhe kulturë, ndërsa kur nuk ka obligime pinë edhe birrë. Ndërsa, vala e “selfiet” nuk e tejkalon as atë, gjë që shihet me disa foto nga Botërori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button