Maqedonia

Instituti Ballkanik e promovon Zaevin si shpëtimtar të Maqedonisë

Kryetari i opozitës maqedonase shihet si shpëtimtar i vetëm për Maqedoninë pas krizës politike që e kaploi vendin vitin e fundit. Zaev vlerësohet lartë nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike.

Kryetari i LSDM-së po qëndron zyrtarisht në Slloveni ku realizon takime me funksionerët më të lartë të shtetit slloven, përfshirë presidentin Borut Pahov.

“Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe për Lindjen e Mesme liderin e opozitës, Zoran Zaev e ka paralajmëruar si politikanin e vetëm që mund të siguron mirëqenie për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Poashtu mund të sigurojë transparencë dhe liri të qytetarëve për dallim nga pushteti i kyeministrit të tanishëm Gruevski i cili nuk ju mundesoi një gjë të tillë, pasi shumë vite me radhë më shumë se 20 mijë qytetarë u përgjuan në menyrë ilegale” njoftojnë nga LSDM.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button