Nga Facebook

Kush ja ngre nervat Edi Ramës?

Desada Metaj
Desada Metaj

Shpërthimi i sotëm i kryeministrit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave ishte pa dyshim pasojë e një situate të renduar në financat e vendit. Sipas informacioneve, një raport i detajuar i Crown Agent për situatën e rënduar në dogana i ka prezantuar, Edi Ramës një panoramë krejt tjetër nga ai që i raportojnë drejtuesit e doganave.

Edhe pas shkarkimit “delikat” që ai i bëri ish-drejtoreshës Elisa Spiropali, duket se situata nuk ndryshoi. Abuzimet dhe korrupsioni e nxorrën disa herë zbuluar situatën në dogana edhe pse shifrat e publikuara zbukuroheshin për të mos qenë fort të kuptueshëm për publikun.

Ndërkohë që jo më mirë duket gjendja dhe në mbledhjen e të ardhurave të tatimeve. Përpos problematikës së atjeshme, vendimi për të ulur taksat për biznesin e vogël do të jenë një tjetër gropë në buxhetin e tatimeve.

Vendimi për uljen e taksave nuk reflektohet në projektbuxhetin e bërë në bashkëpunim me FMN. Thënë ndryshe, ulja e taksave është vendim i marrë nën presion pas protestës së tregtareve.

Në këtë situatë kaotike të ekonomisë, ku mungon dhe strategjia me elementare apo një plan qoftë dhe një vjecar, nuk është cudi që Edi Rama të shfaqet nesër apo pasnesër në dyert e Tatimeve apo Ministrise së Financave, për të shkarkuar pa paralajmërim drejtuesit që ai vetë i trumbetoi si sukses të padiskutueshëm….

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button