Bota

Anulohet ndeshja Gjermani-Holandë, dyshime për bombë

Miqësorja e parashikuar mes Gjermanisë dhe Holandës është shtyrë. Lajmin e bën të ditur policia e Hanoverit, ku do të zhvillohej ndeshja. BBC shkruan se stadiumi ku pritej të niste përballja mes dy Kombëtareve është evakuuar një orë para fillimit të ndeshjes.

Shefi i policisë lokale i ka thënë radios NDR se ndeshja është anuluar për shkak të “një projekti serioz për të shpërthyer diçka”.

Kryebashkiaku i Hanoverit, Stefan Schostok, i ka thënë gazetës gjermane “Bild” se “siguria është prioriteti ynë parësor. Frika gjithnjë ekziston”.

“Mendoj se policia ka bërë gjënë e duhur. Nëse ka një situatë rreziku, atëherë duhen marrë masa të tilla”, citohet ai.

Ndeshja pritej të niste në orën 8:45 me orën lokale dhe në stadium pritej të ishte edhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të saj.

Dy ministre të qeverisë holandeze, të cilat do të ndiqnin ndeshjen në stadium: ministrja e Mbrojtjes, Jeanine Hennes, dhe ajo e Shëndetësisë  dhe Sportit, Edith Schippers, janë parë në aeroport, teksa ktheheshin në vendin e tyre.

Edhe miqësorja mes Spanjës dhe Belgjikës, e parashikuar për t’u mbajtur në Bruksel, u anulua të hënën për shkak të frikës pas sulmeve të fundjavës së shkuar në Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button