Home / Politika / Rama: Reformat kanë nisur të japin rezultatet

Rama: Reformat kanë nisur të japin rezultatet

-Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetine organizuar nga PS në qytetin e Vlorës , “Të pastrojmë më tej Shqipërinë”.

Kryeministri Rama u shpreh se reformat kanë nisur të japin rezultatet e para. “Shqipëria ka hyrë në një fazë reformash që ishin të munguara. Na ka rënë barra e reformave, por nuk mund ta shmangim”, tha Rama duke shtuar se, “ky është një kurs i panegociueshëm reformash”.

Rama theksoi se “kjo reformë e madhe na shpëton nga kanceri i informalitetit”. Më tej Kryeministri shtoi se, falë kësaj reforme ka sot mbi 99 mijë subjekte të biznesit të vogël të regjistruara”.

Rama deklaroi se qeveria ka marrë angazhimin për të përgjysmuar taksën për biznesin e vogël, duke bërë që ajo që i shkonte buxhetit të shtetit, tashmë t’i shkojë buxhetit familjar. Kryeministri shtoi se “qeveria është sjellë si prind i dashur dhe i përgjegjshëm, që nuk i thotë mjekut nuk i jap ilaçe fëmijës se janë të hidhura, por do i jap karamele”.

Kryeministri nënvizoi se do të ketë zero taksë për 83 mijë familje dhe individë që kanë një biznes të vogë. “Biznesi i vogël ishte tatuar dyfish nga qeveria e mëparshme. Sot, nuk e kanë më taksën e biznesit të vogël. Kjo është diçka konkrete. Atë që deri më sot ia jepnin buxhetit të shtetit, sot ia kalojnë buxhetit të familjes. Ne do t’i çlirojmë, të gjithë që merren me biznes”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama kritikoi administratën tatimore, që sipas tij, ka ende shumë për të bërë. Sipas shefit të qeverisë, “nga janari i vitit të ardhshëm inspektorët e tatimeve do të tërhiqen dhe nuk do ketë më drejtori tatimesh dhe zyra tatimesh anembanë Shqipërisë që do të lëshojnë nëpër dyqane armatat e tyre dhe do të vënë gjoba pa kriter”.

Kryeministri bëri të ditur se zyrat e tatimeve do të kthehen në zyra konsulence, njësi në shërbim, për të asistuar bizneset në nevojat e tyre.

“Gjithë kontrolli do të bëhet në një mënyrë krejt të re, duke ndërtuar një sistem të teknologjisë së lartë dixhitale, që falë futjes në sistem të çdo biznesi përmes kasës i jep mundësi administratës, të marrë të dhëna për sjelljen dhe volumin e transaksioneve të çdo biznesi , nga më i vogli tek më i madhi”, tha Rama.

Gjiknuri: Situata e gjetur në sistemin e energjisë ishte katastrofë

Ministri-Gjiknuri-konference-Foto-Flor-Abazi-1-300x200Ndërsa ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri theksoi se situata e gjetur në sistemin e energjisë ishte katastrofë.

“Niveli i humbjeve vjetore kishe vajtur në mbi 45% që përkthehet në atë shifër. Borxhet, ekspozimi i Buxhetit të Shtetit, vetëm në vitin 2013 ishte mbi 21 miliard lekë të reja. Pra, mbi 200 milion dollarë të cilat garantoheshin nga Buxheti për të mbajtur dritat ndezur siç thotë populli, për të garantuar furnizimin me energji elektrike.Përpara nesh shtrohej një detyrë shumë e madhe. Të mos harrojmë këtu edhe konfliktin e hapur ligjor, në një gropë me shumë të panjohura, konflikti mbi pronësinë e sistemit të shpërndarjes. Ne duhet ta zgjidhnim këtë konflikt, për të çliruar investimet dhe për të lëvizur me reformën energjitike, gjë që po e bëjmë”, tha Gjiknuri.

Pavarësisht akuzave që janë lëshuar politikisht, duhet kuptuar se për shkak të mbylljes së këtij konflikti, janë siguruar deri tani 300 milion euro investime, disa nga këto edhe grante, theksoi ministri Gjiknuri, i cili shtoi se, “këto investime tanimë po i shikoni. Njerëzit kanë patur mundësinë të shohin punimet për Unazën Energjitike të Jugut. Ka akoma shumë punë për të bërë por përmirësimet janë të dukshme, siç është ulja e humbjeve të cilat nga 45% që ishin në vitin 2013, tanimë kanë shkuar në 31%. Vitin tjetër, synojmë që nivelin e humbjeve vjetore në shpërndarje ta ulim tek shifra e 26%. Të gjitha këto janë para të kursyera që po na japin ne mundësinë që të investojmë për përmirësimin e shërbimit me energji”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: