Politika

“Creative Europe 2014″, ratifikohet marrëveshja me KE-në

0602-Gjate-seances-plenare-ne-Kuvend-Foto-Albert-Myftaraj-525x350 Kuvendi miratoi të enjten ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet palës shqiptare dhe Komisionit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin komunitar “Creative Europe 2014″.
Nga kjo marrëveshje e rëndësishme që i jep përparësi projekteve në fushën e kulturës do të përfitojnë edhe shoqata e artistë shqiptarë, që do të prezantojnë projektet e tyre, nga ku do të përzgjidhen më të mirët.
Gjithashtu, gjatë seancës së sotme të Kuvendit u miratuan dhe një numër pr/ligjesh të parashikuara në rendin e ditës, si disa ndryshime në ligjin “Për shërbimin publik të varrimit”; pr/ligji “Për pajisjet mjekësore” dhe një shtesë në ligjin “Për profesionet e rregulluara”.
Me 80 vota Kuvendi miratoi dhe rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013”. Ndërsa deputeti i PDIU-së dhe kryetar i saj, Shpëtim Idriz,i u miratua anëtari më i ri i komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale. Kjo pas vendimit të kësaj force politike për të thyer bojkotin duke marrë pjesë në komisionin për ndarjen e re administrative.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button