Home / Bota / Amerika / Obama: Largimi i presidentit Assad i jep fund luftës civile

Obama: Largimi i presidentit Assad i jep fund luftës civile

Presidenti amerikan, Barack Obama u shpreh sot se lufta civile në Siri nuk do të përfundojë nëse Bashar al-Assad nuk do të largohet nga pushteti, duke lënë mënjanë sugjerimet e udhëheqësve të Lindjes së Mesme, sipas së cilëve presidenti sirian mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

“Kam bindjen se në një situatë të tillë nuk mund t’i japim fund luftës civile në Siri, me Assadin i cili qëndron ende në pushtet”, deklaroi Obama, disa ditë pas takimit me mbështetësin kryesor të presidenti Assad, presidentin rus Vladimir Putin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.