Home / Kronika / Denoncimi i “Fiks Fare”, Manjani: Histori të tjera nuk do të tolerohen

Denoncimi i “Fiks Fare”, Manjani: Histori të tjera nuk do të tolerohen

Nëpunësit e shtetit duhet të shërbejnë sipas ligjeve dhe në afat tha ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke falenderuar emisioni investigativ “Fiks Fare”.

“Unë e kam falenderuar “Fiks Fare” në mënyrë të veçantë për atë denoncim publik që bëri. Ai ishte i shkarkuar prej meje dhe për gjëra të tjera po nuk ka rëndësi kjo, e rëndëishme është tu shkojmë gjërave deri në fud. U bëj thirrje nëpunësve të shtetit, shërbeni sipas ligjeve dhe në afat. Histori të tjera nuk do t’i toleroj”, tha Manjani.

Një ditë më parë në këtë emision u publikuan regjistrime se si drejtori i burgut të Drenovës, Laert Çeliku, i shkarkuar një ditë më parë nga minsitri merrte rryshfet në këmbim të favoreve të ndryshme për të burgosurit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: