Home / Parlamentare / Braho kërkon përjashtimin e Nokës nga Komisioni i Sigurisë

Braho kërkon përjashtimin e Nokës nga Komisioni i Sigurisë

Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho përmes një shkrese dërguar Byrosë së Kuvendit ka kërkuar përjashtimin nga posti i anëtarit të komisionit të sigurisë për deputetin demokrat Flamur Noka.

Shkak për këtë kërkesë janë bërë debatet gjatë seancës së fundit të komisionit të sigurisë ku raportoi ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri.

Në shkresën e Brahos theksohet se gjatë kësaj seance, Noka ka shkelur etikën pasi ka ofenduar me fjalët më të rënda ministrin e Brendshëm, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme nga ana e kreut të komisionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.