Kronika e zeze

Itali, vritet me armë zjarri 29-vjeçari shqiptar në Bergamo

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. Arben Vorfi, 29 vjeç person me precedentë të mëparshëm penalë për grabitje e trafik droge është gjetur i pajetë në banesën e tij në Bergamo nga një mik i tij. I riu shqiptar ishte qëlluar me tre plumba pistolete…

Trupi i pajetë i Arben Vorfit është zbuluar nga 4 miq të tij që në orën 3.00 në mëngjesin e 19 nëntorit kanë mbërritur në apartament e duke lajmëruar më pas forcat e rendit.

Dëshmia e një fqinje në apartament konfirmon se në orën 22.40 të natës së 18 nëntor ka dëgjuar zhurmë të forta që vinin nga apartamenti i Vorfit. dërkohë një nga gëzhojat e plumbae që ka goditur 29 vjecarin shqiptar është gjetu në grilën e dritares së dhomës ku është ekzekutuar vrasja.

Apartamenti ku jetonte Arben Vorfi në komunën e Treviglios është vënë nën sekuestrimin e policisë deri në dhënjen fund të ekspertizës së vendit të krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button