Moda

Një verë për tu ngrënë

Tendenca e modës për verën 2014 quhet me te gjitha frutat dhe është vërtet e pamundur ti rezistosh! Zgjidhni stampa me baze frutat, me ananas, shalqi, banane, frytin e pasionit apo çdo gjë tjetër qe ju pëlqen dhe ju vjen ne mendje, sepse stine e ngrohte nuk ka qene asnjëherë kaq multivitaminike se këtë vit! Ne fakt, ne sfondin e një peizazhi tropikal kombinohen shume bukur te gjitha frutat e sezonit.

Ju pëlqejnë ngjyrat elektrizuese? Adhuroni nuancat e shkëlqyera? Ju pëlqen tendenca e modës verore qe ka si protagoniste ananasin? Atëherë nuk mund ti rezistoni, ne asnjë mënyrë manisë se frutave! Shfaqen vitaminik fustanet dhe look-u për muajt e ngrohte, karakterizuar nga dizajnë qe te sjellin ne mendje disa vepra te mëdha arti si dhe dizajno pop art, qe na çojnë ne modën e viteve 80′.

Mes propozimeve me interesante te momentit për te interpretuar sa me mire këtë tendence te re mode për 2014, ju sugjerojmë te shihni krijimet e Mother of Pearl, qe ka luajtur shume me dizajnët me baze agrumesh, ne linjën e tij gjejmë bluza dhe fustane te gjate ne ngjyrat e zbehta por te ndezur nga ngjyra e limonëve dhe portokallieve. Shume te bukur edhe ananaset e transformuar si limon nga Suno, ndërsa Michael Kors ka realizuar funde te mrekullueshme midi duke luajtur pikërisht tek ngjyrat brilante.

Me intrigues shfaqen veshjet e koleksionit veror te Stella Jean, qe shfaqur fruta tropikale ne krijimet e saj. Për te mos u humbur edhe total look te Betse Johnson, stilistja ka përfunduar koleksionin edhe me modele çantash me te gjitha frutat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button