Keshilla

Në plazh, ja si ta mbroni celularin tuaj

celMarrja e celularit ne plazh është kthyer ne diçka te zakonshme sot. Por duke qene pranë ujit, rërës dhe kremrave te plazhit ai mund te dëmtohet. Ja disa këshilla si te përkujdeseni.

Mbajeni ne vende te thata

Ne treg ka këllëfë te cilët e mbrojnë telefonin nga uji. Kujdes, mos blini çfarëdo qe t’iu dale para. Ai duhet te jete hermetik dhe te përputhet sa me mire me telefonin.

Kujdes nga rëra

Rëra mund te bllokoje butonat, te gërvishtë ekranin si dhe mund te dëmtojë boksin. Ne vend qe ta lini kudo neper ndenjëse apo ne çantën tuaj te rrëmujshme, futeni ne një qese plastike ose mbështilleni me kartopeceta.

Mbajeni sa me te pastër

Krem dielli, krem hidratues, djerse… Nëse nuk bëni kujdes, te gjitha këto substanca mund ta dëmtojnë mjaft telefonin dhe lëkuren tuaj nëpërmjet tij. Mundohuni te përdorni kremra jo te yndyrshme. Mbani gjithmonë me vete edhe letra te lagura për ta pastruar telefonin ne rastet emergjencës.

Lëreni ne vende te freskëta

Te gjithë aparatet elektronike nxehen kur punojnë gjate, prandaj mire është qe te mos qëndrojnë ne diell. Ai do dëmtojë me tepër, jo vetëm baterinë, por gjithë aparatin. Mundohuni ta përdorni atë vetëm kur jeni ne hije dhe ne rast emergjence apo nxehjeje te madhe vendoseni disa sekonda ne termus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button