Home / Bota / Amerika / Trump: Myslimanët me kartë ID të veçantë në SHBA

Trump: Myslimanët me kartë ID të veçantë në SHBA

Kandidati republikan për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk është kundër idesë që myslimanët amerikanë të regjistrohen në një bazë të veçantë të dhënash, ose të kenë “një kartë të veçantë identiteti ku vihet re përkatësia e tyre fetare”.

Në një intervistë për “Yahoo”, Trump ka deklaruar se “do të jemi të detyruar të bëjmë gjëra të pamenduara më parë”. Sipas tij, disa persona do të mërziten, “por mendoj se tani të gjithë duan që të jenë të sigurt”.

“Disa gjëra, të cilat sinqerisht nuk i kemi menduar më parë se do të mund të bëhen në kuptimin për të ruajtur vendin nga armiku, duhet të bëhen tani”, ka thënë Trump.

“Ne duhet të shikojmë shumë imtësisht. Do të duhet të kemi një sy te xhamitë. Ne duhet të jemi shumë, shumë të kujdesshëm”, deklaroi kandidati republikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.