Home / Bota / Amerika / Lirohet pas 30 vitesh ish-agjenti hebreo-amerikan, Jonathan Pollard

Lirohet pas 30 vitesh ish-agjenti hebreo-amerikan, Jonathan Pollard

Jonathan Pollard, një shtetas hebreo-amerikan, i cili kishte spiunuar në favor të Izraelit, doli sot nga burgu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas vuajtjes së dënimit prej 30 vitesh, tha për median zëdhënësi i grupit kryesor mbështetës në Izrael.

“Konfirmoj se Jonathan Pollard tashmë është i lirë pas 30 vitesh burg”, deklaroi zëdhënësi i këtij grupi i cili propagandonte prej vitesh lirimin e tij.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e mirëpriti këtë vendim.

Zëdhënësi i këtij grupi i quajtur “Drejtësi për Jonathan Pollard”, i pyetur në linjë telefonike nga media, nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për vendndodhjen e Jonathan Pollard.

Ish-analist i shkëlqyer i marinës amerikane, 61 vjeç, do të bëhet subjekt i ndalimit për një periudhë pesëvjeçare në territorin amerikan, pas lirimit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: