Home / Kronika / Rama me Patriarkun e Stambollit: Toleranca fetare, një sfidë me rëndësi jetike në rajon

Rama me Patriarkun e Stambollit: Toleranca fetare, një sfidë me rëndësi jetike në rajon

Kryeministri Edi Rama, i cili prej dy ditësh ndodhet në Turqi në kuadër të një vizite zyrtare, vizitoi këtë të premte Patriarkanën Ekumenike të Stambollit, ku u prit nga Sh. T. Patriarku Ekumenik, Bartolomeu I.

Lajmin e konfirmoi vet kreu i Qeverisë nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ku shkruan: “Sot në Patriarkanën Ekumenike të Stambollit për të bashkëbiseduar me Sh. T. Patriarkun Ekumenik, Bartolomeun I për sfidën e përbashkët të shteteve e të institucioneve fetare në ruajtjen dhe promovimin e tolerancës fetare; një sfidë me rëndësi jetike në rajonin tonë ku Shqipëria ka një rol të posaçëm për të luajtur”

Leave a Reply

Your email address will not be published.