Politika

Titujt e pronësisë, Rama: Procedurat do të jenë falas, si legalizimi

Pjesa e procedurës së topografit dhe gjithë hallkav të tjera për të përfituar titujt e pronësisë do të bëhet falas, ashtu si legalizimi i shtëpive. Kështu bëri të ditur nga Roskoveci kryeministri Edi Rama. Ai mori pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit në këtë bashki.

“Pjesën e procedurës së topografit dhe gjithë hallkave që deri sot ka qënë pengesë e pakapërcyeshme për 99% të fermerëve, që duan të zotërojnë titujt e pronësisë në fshat dhe që nuk e kanë zotëruar dot do të bëhet falas”, tha Rama.

Procesi i hartografisë do të kalojë nga hipoteka tek ALUIZNI, tha kryeministri Edi Rama në Roskovec. Ai morri pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit të kësah bashkie, ku tha se qeveria e tij çoi ALUIZNI-in tek njerëzit.

“Gjendja e trashëguar në hipoteka ka qënë e tmerrshme. Nga pikëpamja e hartave, në këtë zonë, hartografia që është baza e procesit është e paazhornuar prej 20 vjetësh dhe ajo që ne do të bëjmë dhe është hapur rruga për të, është që dhe këtë pjesë të procesit ta bëjmë pranë aulizni. Pra, aluizni të mos përfundojë shërbimin ndaj qytetarit duke dorëzuar lejen e legaliizimit, duke i hapur rrugë të shkojë në hipotekë po të bëjë dhe pjesën e hipoektës. E gjitha të mbyllet brenda shtetit mes dy instituicioneve, që pa dyshim do të shmangë në mënyrë të qartë korrupsionin, zvarritjet e pajustifikuara, vonesat e padurueshme, sidomos për këtë kategori qytetarësh që kanë vite të tëra që presin lejen e legalizimit”, u shpreh kryeministri.

Procesi i legalizimit tha Rama, ka një aspekt mjaft të rëndësishëm, por që flitet shumë pak, dhe është kthimi i shtëpisë në një pasuri të patundshme, pra kapital. Në këtë mënyrë tha kryeministri, familjet do të mund tu drejtohen bankave për të marrë kredi, për qëllime të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button