Home / roze / Diskutime mbi daljen e albumit dhe nisjen e turit të Adele

Diskutime mbi daljen e albumit dhe nisjen e turit të Adele

adelealbumiËshtë një ndër albumet më të pritura për vitin 2014 dhe çdo lajm, që ka lidhje me të, bën xhiron e botës. Adele është gati për të nxjerrë albumin e saj, nën titullin “25”, brenda kësaj vjeshte.

Por, në një postim në Twitter të World Music Awards, WMA ka njoftuar se turi për albumin më të ri do të nisë në vitin 2015, pas publikimit të diskut. Lajmi duket të jetë fals, sepse më pas ky postim është fshirë.

Stafi i Billboard ka kontaktuar Martin Mills, president i Beggars Group, i lidhur me shtëpinë diskografike XL Recordings, të Adele, duke konfirmuar se “nuk ka asgjë të vërtetë në këtë postim”.

Lidhur me diskutimet për daljen e albumit, mbretëresha e soul-popit me 40 milionë kopje të shitura, ka heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Sigurisht që disku do të jetë një surprizë e vërtetë dhe duhet të presim vetëm disa javë…

Leave a Reply

%d bloggers like this: