Kronika e zeze

Aksident në Rrëshen- Milot, një i vdekur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është shënuar në aksin rrugor Rrëshen- Milot.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se një kamion me targë AA 172 IF është përplasur me një mjet tip Volksvagen me targë AA 370 EH, Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri i mjetit Volksvagen, Valentin Kola, 27 vjeç nga Rubiku.

Ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Rubikut drejtuesi i Volksvagenit, E. T, 35 vjeç. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit Tonin Gjoka, 46 vjeç nga Rrësheni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button