KronikaPresidenciale

Terrorizmi, Nishani thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet pasditen e kësaj të shtune i thërritur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për t’u përballur me terrorizmin, që kanos sot me shumë se kurrë vendin tonë.

Mbledhja e këtij këshilli është thërritur në orën 19:00 nga kreu i shtetit.

Ky organ ka plot 10 muaj pa u mbledhur. Mbledhja e fundit, e cila ka pasur në fokus çështjen e terrorizmit është mbajtur më 17 janar. Në këtë mbledhje u vu theksi në nevojën e forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes institucioneve të sigurisë, ndërsa kryeministri Rama premtoi në atë kohë Qendrën Kombëtare të Sigurisë.

Nevoja për mbledhjen e këtij këshilli ka lindur pas raportimeve që flasin për një kërcënim serioz terrorizmi që i kanoset Shqipërisë.

Megjithëse autoritetet shqiptare thonë se nuk ka një kërcënim konkret për Shqipërinë, në rrugët e Tiranës vërhen masa të përforcuara sigurie. Institucionet shtetërore janë 24 orë nën masa të forta sigurie nga forcat e policisë, ato speciale dhe forcat antiterrori.

Kërcënimi i parë terrorist mbërriti në adresë të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pas sulmeve në Paris. Tahiri kërcënohej përmes një mesazhi në adresën personale të postës elektronike nga një adresë që mbante emrin “Brigadat e Kuqe”, ndërkohë që ditët e fundit ka patur kreu i Shërbimit Informativ Shtetërorë, Visho Ajazi Lika ka patur zhvilluar disa takime me krerët e shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button