Opinion

“Zajednica” e demarkacioni, vetëm me referendum

 Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi

I falënderojmë gjithë aleatët e lirisë e të pavarësisë për ndihmën që na dhanë gjatë gjithë këtyre viteve dhe në vazhdim, por ne nuk mund t’i lejojmë më, që qeveritarët e pa përgjegjshëm ta degradojnë çdo segment të jetës shoqërore, institucionale, ekonomike, të drejtësisë e të sigurisë, të arsimit e të shëndetësisë.

Nëse në Kosovë gjatë këtij vitit të fundit ka pasur e ka diçka të mirë, kjo e mirë është Opozita e Bashkuar e cila përballë ka një koalicion qeveritar të madh në numra, por bosh në përmbajtje e despotik në sjellje – kjo është ana më e keqe. Është ana më e keqe, pse disi, me 1001 mashtrime e kanë marrë “besimin” qytetarë për të qeverisur vendin dhe përfaqësuar atë.

Jo vetëm ky vit po tregon se këta njerëz nuk dinë e as donë me qeverisur me asnjë pasuri të kombit. Deri më tani kanë bërë “rrush e kumbulla” pasuritë e këtij vendi për interesa familjare e klanore, tani kanë filluar të falin pasuri dhe ta ndajnë sovranitetin e vendin me politikën gjenocidiste të Beogradit.

Për këto çështje, ky koalicion i pa natyrshëm, nuk e ka mandatin qytetar. Madje, sikur edhe opozita të bëhej hisedarë në ketë vepër kriminale apo tradhti kombëtare, pra të ishin bashkë të 120 deputetet e Kuvendit të Kosovës, nuk do ta kishin të drejtën për ti ratifikuar këto marrëveshje. Për këto çështje mund të vendosin vetëm qytetarët në Referendum dhe askush tjetër!

Është fatkeqësi pse në këto politika më shumë se vasale në planin politik, ekonomik e përfaqësues, kanë me veti të katër pushtetet e vendit, përfshirë edhe atë që tradicionalisht do të duhej të ishte oponencë e këtij koalicioni tiranik të numrave.

Madje edhe aleatet e lirisë e të pavarësisë së Kosovës, janë duke i mbështetur, pasi paraprakisht ua kanë kërkuar mbështetjen për ta bërë, të pa bërën. Këta njerëz nuk po veprojnë kështu vetëm në ketë rast, kështu është vendosur që nga fundi i vitit 2007 e fillimi i vitit 2008, dhe nuk po dinë të ndalen.

Kjo praktikë mase e shëmtuar veç sa e ka përkeqësuar qeverisjen e vendit dhe e ka rrënuar sistemin demokratik e mbi të gjitha, vendit ia ka marrë një pjesë të madhe të sovranitetit, por e keqja më e madhe është, pse këta sovranitetin e shtetit po e ndajnë edhe me shtetin armiqësor ndaj vendit tonë – me Serbinë.

Partitë opozitare që sa muaj bëmë përpjekje të mëdha për t’i treguar drejtuesve të koalicionit qeverisës që të hiqnin dorë nga marrëveshjet e dëmshme, ndoshta duke marrë edhe veprime të pa pëlqyeshme, por të domosdoshme, vetëm e vetëm që partitë e koalicionit qeverisës të obligoheshin t’i tërhiqnin marrëveshjet në fjalë, por ata me arrogancë të pa përshkrueshme, jo vetëm refuzuan, por ata e akuzojnë opozitën në mënyrën më primitive, ashtu siç ishim akuzuar nga viti 1981-1999, çdo përpjekje për liri.

Këto që i thash, ishin veprime të domosdoshme opozitare se bashku me peticionin që u nënshkrua nga mbi 200.000 qytetarë, kur kësaj i shtojmë edhe mosbesimin qytetarë ndaj institucioneve të shtetit, kërkohet edhe një mobilizim i partive opozitare dhe i gjithë qytetarëve që me 28 nëntor 2015 të organizojmë një manifestim protestues krejt paqësor. Ketë duhet ta bëjmë, për t’ju treguar qeveritarëve të pa përgjegjshëm se marrëveshjet nuk kalojnë.

I falënderojmë gjithë aleatët e lirisë e të pavarësisë për ndihmën që na dhanë gjatë gjithë këtyre viteve dhe në vazhdim, por ne nuk mund t’i lejojmë më, që qeveritarët e pa përgjegjshëm ta degradojnë çdo segment të jetës shoqërore, institucionale, ekonomike, të drejtësisë e të sigurisë, të arsimit e të shëndetësisë.

Përgjegjësinë për ta qeverisur ketë vend, përgjegjësin për ta zhvilluar ketë vend, përgjegjësinë për të siguruar e drejtuar ketë vend, përgjegjësinë për ta demokratizuar e forcuar shtetin e së drejtës, shtetin e dijes e të drejtësisë sociale e kemi ne, përfaqësuesit e përkushtuar të këtij vendi. Ne dhe askush tjetër e ka detyrë dhe obligim ndaljen e trendit të ikjes nga Kosova e Lirë!

Veprimet politike të deputetëve të opozitës së bashkuar nuk janë individuale, janë veprime të organizuara te opozitës së bashkuar dhe si të tilla duhet të ndërpritet burgosja e deputetes Kada Bujupi dhe të ndërpriten fletarrestet për deputetët e tjerë ose të burgosen të gjithë deputetët dhe kryesit e partive te opozitës së bashkuar, pasi kishim veprim të organizuar.

Ndihma më e madhe për vendin tonë është: Të na ndihmojnë për të qeverisur me përgjegjësi e përkushtim Republikën e Kosovës, duke respektuar Ligjin bazik të shtetit – Kushtetutën e Kosovës!

Ne jo vetëm kemi të drejt, por kemi obligim të bëhemi roje të zgjuara në mbrojtje të shtetit të së drejtës! Shtetin e gjithë qytetarëve të barabartë të Republikës pa përjashtim, shumicë a pakicë!

Është e drejtë e çdo qytetari që me prezencën e tij në manifestimin paqësor t’i thotë ndal këtij degradimi!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button