Opinion

Mbledhje për shiun, e jo për Shish-in zoti President

 

Ylli Dylgjeri
Ylli Dylgjeri

Shirat sot në Tiranë përmbytën edhe terroristët! Barruti u lag, e vendi u përmbyt nga uji anekand.
Të kishte vazhduar edhe pak minuta mbledhja e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, do të permbytej edhe Presidenca. Por jo! Shpëtuan. Shiu po përmbyte vendin…dhe mbledhja vazhdonte e fliste për rrezikun nga ISIS -i.
Flitej per masat qe duhet marrë SHISH-i dhe jo për masat nga shiun!!! Orkestra vazhdonte ti binte veglave, e uji mbyste Titanikun.
Zoti këtë here Tiranën e kish planifikuar për të hedhur uje e jo bomba. Shumë shi, sa skish ndodhur të përmbytej çdo rrugë e deri edhe autostrada në Tiranë.
Por jo! Mbledhja e Sigurise nuk kish lidhje. Mbledhja vazhdonte. Vazhdonte të “merrte masa” për armikun imagjinar, e jo për shiun që mbyti çdo arë.
Nuk ka vend për panik!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button