Rajoni

KFOR-i mirëpret angazhimin e Serbisë për rihapjen e hapësirës ajrore të Kosovës

Përveç Bashkimit Evropian, që e ka shpërblyer në procesin e integrimeve duke u mbështetur në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, Serbia ka përfituar edhe nga NATO-ja.

Pas një takimi me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, të premten në Beograd, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë publik vendimin e Aleancës Veriatlantike për relaksimin e plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo zonë (25 km) ka qenë e përcaktuar me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake të 2 gushtit 1999 dhe shtrihej përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë. Vendimi i NATO-s, siç i kanë transmetuar mediet serbe deklaratat e Stoltenbergut, ka ardhur “në bazë të përkushtimit të Serbisë në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”.

Dy ditë pas këtij njoftimi që ka bërë shefi i NATO-s, Serbia ka dërguar në Kosovë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralin Lubisha Dikoviq, për të nënshkruar marrëveshjen mbi procedurat operative pas relaksimit të plotë të ZSA-së me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Guglielmo Luigi Miglietta. Në faqen e internetit KFOR-i ka shkruar se vendimi për relaksimin e ZSA-së është marrë si përgjigje ndaj qasjes konstruktive dhe angazhimit të vazhdueshëm për normalizimin e hapësirës ajrore të Serbisë në Ballkan dhe reflekton bashkëpunimin pozitiv të KFOR-it dhe ushtrisë serbe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button