Parlamentare

Veliaj: Kush punon dhe paguan me shumë kontribute, pension të lartë

Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-në-forumin-vjetor-të-BB-në-BrazilVijojnë diskutimet në Komisionin e Ekonomisë, ku i pranishëm ishte sot ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, për të sqaruar skemën e re të pensioneve.

Sipas tij, parashikimi i rritjes së pensioneve do të jetë për ata që janë aktualisht në skemën e pensioneve, por edhe në rastet kur paguhen më shumë kontribute te sigurimet shoqërore duke krijuar barazi sociale. Ministri sqaroi se kush ka një pagë të lartë do të taksohet më shumë, kjo duke u bazuar tek taksa progresive. Ndërsa për pensionet e reja, të cilat do të jenë pjesë e skemës duke filluar nga 1 janari, kur të hyje në fuqi ligji i ri për pensionet, minimumi për të marrë pension është 15 vite dhe për herë të parë do të këtë bonus për të gjithë ata njerëz që punojnë edhe duke kaluar moshën e pensionit. Veliaj tha se “çdo njeri ka një histori personale me vite të shpërndara në punë të ndryshme dhe formula e re që do të përdoret është e aplikueshme në 28 vende të Bashkimit Europian dhe sigurisht do të paguhet më shumë kur njeriu shkon në punë dhe jo kur merr raport”. Ministri u shpreh se kjo është një praktikë utilitare. “Të inkurajojmë formulën e re që edhe ata që të jenë më raport të paguhen, edhe ata që punojnë të paguhen më shumë dhe në bazë të rrogës të kemi dhe pensionin në fund, sa më shumë vite aq më shumë pension, pa ndërhyrë me taksa duke mos çuar dëm asnjë ditë punë as një vit, sic mund të bëhej me formulën e vjetër që edhe pse mund të kishe më shumë vite pune, merrje një pension të përcaktuar”, nënvizoi Veliaj. /

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button