Ekonomia

Moti i keq, 230 mijë abonentë pa drita; OSHEE: Situata drejt zgjidhjes

Rreth 230 mijë abonentë mbetën në errësirë për shkak të dëmtimit të rrjetit elektrik si pasojë e motit të keq ditën e dielë. Zonat më problematike në vend ishin Shkodra, Durrësi dhe Fieri.

Por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se pas ndërhyrjes së më shumë se 1.800 punonjësve, situata është përmirësuar.

“Të dielën kishim 192 fidera të dëmtuara tani kemi 30 dhe pa energji vazhdojnë të mbeten 30 mijë abonentë”, ka deklaruar Ardian Çela, administrator i OSHEE-së.

Zyrtari thotë se situata e krijuar në vend gjatë 24 orëve të fundit ishte e paparashikueshme.

“Rast konkret ishte nënstacioni i Kombinatit. Ai ishte i tejmbushur me ujë dhe ne nuk mund të ndërhynim sepse rrezikonim jetën e njerëzve. Sigurisht rrjeti është i amortizuar, por investimet kërkojnë para dhe kohë dhe nuk mund të pretendonim të mos kishim asnjë problem brenda 2015-s”, ka nënvizuar Çela.

OSHEE thotë se objektet e rëndësishme si hidrovoret apo spitalet nuk kanë probleme me energjinë, ndërsa po merr masa për ditët në vijim, që po ashtu parashikohen të përfshihen nga shirat e rrëmbyera dhe erërat e forta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button