Home / Kronika / Rama, vizitë treditore në Kinë për bashkëpunimin rajonal e më gjerë

Rama, vizitë treditore në Kinë për bashkëpunimin rajonal e më gjerë

Kryeministri i vendit, Edi Rama është nisur këtë të hënë për një vizitë treditore në Republikën Popullore të Kinës, për të marrë pjesë në takimin e 4-t të nivelit të lartë, në kuadër të nismës së bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore.

Kryeministri kinez, Li Keqiang do të jetë mikpritësi i takimit të udhëheqësve të Europës Qendrore e Lindore në Suzhou, takim që ka si temë: “Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri”.

Takimi pritet të shënojë një moment të ri në bashkëpunimin mes këtyre dy pjesëve të globit. Në takim do të miratohen dy dokumente, mbi të cilat do të ndërtohet një platformë bashkëpunimi në 10 fusha, si dhe të planifikohen më shumë se 10 mekanizma bashkëpunimi.

Një takim i veçantë do të jetë edhe ai i krerëve të vendeve të Europës Qendrore e Lindore me Presidentin e Kinës, Xi Jinping.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga një delegacion, do të zhvillojnë një takim dypalësh me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, në Pekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.