Home / Arte / Ekspozita / Kultura sot në Panairin Klik Ekspo Group

Kultura sot në Panairin Klik Ekspo Group

Një seri aktivitesh janë zhvilluar sot, e  Hënë,  në Panairin Klik Ekspo Group i cili që ka nisur prej disa  ditësh në  Tiranë në Pallatin e Kongreseve  në kryeqytet. Në stendën  librit, sot,  Ministria e Kulturës ka prezantuar  “Albania, Memoria e Oblio’, e autores Kesiana Lekbello, ndërsa shkrimtari Danjil Harms, ka prezantuar librin e tij të përkthyer nga Agron Tufa. Nuk kanë munguar edhe shfaqja e filmave të animuar por edhe nga AQSHF shfaqja e filmit të restauruar “Tomka dhe shokët e tij” si dhe diskutimi mbi procesin e restaurimit të këtij filmi.
QKK ka zhvilluar një takim me regjisorët e filmit të animuar Ergys Faja dhe Rikard Nova, ndërkohë që në orën  11:00 në  është prezantuar artisti Lekë Tasi, si dhe  është prezantuar  libri i shkrimtares Kate Chopin, përkthyer nga Manjola Nasi.

Sfoto dita e dyte (39). artiJPGot po ashtu në kuadër të këtij panairi janë organizuar ekspertizë mbi kategoritë e veprave që mbron ligji i së Drejtës së Autorit, komunikim i publikut me regjisorë dhe producentë të filmave artistikë, nje pjesë me nstrumentistët e vegjël me pjesë instrumentale.

Gjatë pasdites së sotme është prezantuar libri nga studiuesi Leka Ndoja “Letërsia shqipe e diasporës”, programi ”Aftësimi në Informacion për përdoruesit ”, hfaqja e kukullave “Kush është fajtori” si edhe Cirku  performancë Live, ora 18:00. etj.

Teatri Kombetar i Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor ështe  i pranishëm në Panairin Klik Ekspo Klik me nje stende te larmishme  ku vizitoret  kane patur  mundesi te shikojnë të ekspozuara kostumet që përfaqësojne artin që  zhvillohen në TKOBAP, si dhe kostumet nga operat me te njohura, baletet por nuk mund të mungojnë kostumet  popullore nga treva të ndryshme të Shqipërisë.

foto dita e dyte (38). artiJPGNe  stende jane ekspozuaar pjesëza te historikut të Operas, si partitura, librete, vegla muzikore që lidhen me disa nga shfaqjet më të hershme dhe që kanë bërë historinë e këtij teatri, Shumëngjyrësh dhe plot varietet eshte  kendi ku jane  vendosur  imazhe dhe foto nga shfaqjet më të fundit dhe më të ndjekura. Artëdashesit kane mundësi te marrin informacion për aktivitetin artistik në vazhdim, për artistet e TKOBAP,  të rejat e fundit apo edhe të blejnë bileta për shfaqjet e ardhshme.

Në ekranin e madh në qender të stendes, vizitorët do mund te shohin disa nga shfaqjet më të bukura, opera, balete, koncerte lirike e simfonike si dhe koncerte të Ansamblit Popullor gjatë kohëzgjatjes së aktivitetit se bashku me materiale filmike interesante që lidhen me këto shfaqje. Për të gjithe që e duan artin e TKOBAP,  një program artistik po ofrohet ne ditët e panairit në nje miniskenë të vendosur në stendën e tyre.

Leave a Reply

%d bloggers like this: