BotaIntervista

Flet vëllai i terroristit Salah Abdeslam

“Salah nuk ka provuar të na kontaktojë. Qarkullojnë disa informacione, thuhet se Salah ka kërkuar të lidhet me ne, që na ka dërguar mesazhe, por janë informacione që duhet të trajtohen me shumë kujdes”.

Kështu shprehet Mohamed Adeslam, vëllai i terroristit të kërkuar në disa vende të Europës, pas pjesëmarrjes në sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris. Ai i kërkon të vëllait të dorëzohet. Thotë se ai nuk është manipuluar.

 “I kërkoj vëllait tim të dorëzohet, të përballet me drejtësinë dhe t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. Kam shumë shpresë se do të dorëzohet, edhe pse ka frikë. Salah nuk ishte radikalizuar. Ai është manipuluar, por nuk e dimë se nga kush dhe për këtë duam që të dorëzohet në mënyrë që të na tregojë”.

Përsa i përket vëllai tjetër, Ibrahimit, i cili u vra gjatë sulmeve terroriste në Paris, Mohamed thotë gjithashtu se ka qenë i manipuluar.

“Ibrahim ndikohej shpejt, mund të manipulohej lehtësisht.  Fatkeqësisht në minutën e fundit nuk ka ditur të marrë vendimin e duhur dhe të tërhiqej, gjë të cilën e ka bërë Salah. Si familje nuk kemi frikë, duam të dorëzohet, me qëllim që t’u japë përgjigjet që të gjithë duam. Preferojmë ta shohim më mirë në burg sesa në varr”.

Dy vëllezërit Mohamed dhe Salah drejtonin një kafene në Molembek të Belgjikës, në periferi të Brukselit.

Le café familial Les Béguines, dans le quartier du Karreveld, à Molenbeek, a été fermé par un arrêté en date du 5 novembre.

Kafeneja Les Beguines që menaxhohej nga vëllezërit Abdeslam në Molembek, Belgjikë

Mohamed thotë se vëllai i tij është inteligjent dhe do ta kuptojë se çfarë duhet të bëjë, ashtu siç e ka kuptuar dhe është tërhequr nga plani për ta hedhur veten në erë.

 “Jami i bindur se Salah e ka rimenduar. Është një person shumë inteligjent dhe ka bërë një hap pas, sepse ka ndjerë diçka. E ka kuptuar se nuk ishte ajo që dëshironte.”

Salah Abdeslam është aktualisht personi më i kërkuar në Belgjikë, Francë e disa vende të tjera. Ai besohet se fshihet në Belgjikë dhe po kërkon të largohet në drejtim të Sirisë. Për kapjen e tij janë angazhuar forca të shumta policie, njësi antiterror dhe shërbime sekrete të disa vendeve. / Lapsi.al

Në foto, Mohamed Abdeslam

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button