Home / Bota / Amerika / SHBA, të shtëna në një protestë paqësore; 5 të plagosur

SHBA, të shtëna në një protestë paqësore; 5 të plagosur

Të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur në Shtetet e Bashkuara, si pasojë e një seri të shtënash të verifikuara në Mineapolis.

Sulmi me armë zjarri është verifikuar pranë vendit ku po zhvillohej një protestë paqesore për vrasjen e 24-vjeçarit afro-amerikan Jamar Clark nga një agjent policie, më 15 nëntor.

Të plagosurit, ka deklaruar policia lokale, nuk janë në rrezik për jetën. Ndërkohë, sipas një dëshmitari, të shtënat janë qëlluar nga tre persona të pajisur me maska.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi edhe një ditë më parë në Nju Orlins, ku të paktën 16 persona mbetën të plagosur në një seri të shtënash të verifikuara në një park të qytetit.

Një zëdhënës i policisë lokale deklaroi se ngjarja kishte ndodhur kur në parkun Bunny Friend ndodhej një turmë e madhe  njerëzish.

Auto-ambulancat që mbërritën në vendin e ngjarjes shoqëruan 10 persona për në spital, ndërkohë që të tjerët u transportuan me makina private.

Leave a Reply

%d bloggers like this: