Home / Intervista / Ish-kryeministri: Shkatërrimi i Shqipërisë në 1991, i organizuar nga serbët

Ish-kryeministri: Shkatërrimi i Shqipërisë në 1991, i organizuar nga serbët

Zoti Ahmeti cfarë do të thotë për ju që jeni kryeministri i 27 i shtetit shqiptar?

Ishte periudha e Krizës politike në Shqipëri pas qeverisë së stabilitetit. Unë kisha avantazhin që njihja problemet e qeverisjes sepse kisha qenë ministër.

A ka ndonje punë qË ju ndjeheni krenar qe e keni bërë gjatë kohës që ishit kryemnistër?

Në punën e secilit ka rezultate pozitive dhe problematika të pazgjidhura dhe njeriu gjithmonë ëkrkon t’I bëjë sa më mirë. Nuk mund të mburrem për ndonjë gjë të veçantë.

Cili ishte bashkëpunëtori më i afërt juaji?

Nuk mund t’i ndaj. Dy që mbetën miqtë e mi, Vasko Reçi dhe Kristo Pano të cilët nuk jetojnë më dhe minsitri I arsimit që ka qenë pedagogu im.

Ka qenë periuDhë e trAzuar ajo kohë, por mes kësaj situate cili ka qenë momenti juaj më I vështirë në ato 4 muaj?

Shqipëria ishte në tranzicionin e parë. Ka pasur probleme me ushqimin, me rendin, ndodhnin shumë ngjarje herë të nxitura herë jo, prishehsin magazine, ishin të gjitha problematika të çastit, të cilat duheshin trajtuar me kujdes. Njerëzit e pakënaqur dëmtonin pasurinë e tyre duke krijuar kaos e përcillnin pasiguri. Për mua kjo ishte gjëja më e vështirë.

Pse u shkatërrua pasuria?

Në ato ndryshimet e menjëhershmë nuk mund të them që nxitej për tu prishur. Por kishte varfëri, zhgënjim nga sistemi I kaluar, kishte influence tinëzare që I nxiste të krijonin situate të pakëndshme.

Në librin e tij “Enigmat e 2 korrikut”, ish-drejtori i policisë së fundviteve ‘90-të Dilaver Bengasi ka përmendur një dialog në parlamentin e Serbisë, Jugosllavisë së asaj kohe, sipas të cilit shteti serb kishte vënë 20 milionë dollarë për destabilizimin e Shqipërisë. A ishit ju në dijeni të këtyre të dhënave?

Po, shërbimet e asaj kohe kishin edhe këto të dhëna. Serbët janë përpjekur që në mënyrë të rregullt të destabilizojnë Shqipërinë në çdo kohë. Dhe kjo ishte një situatë në të cilën ata kanë vepruar për ta destabilizuar Shqipërinë. Ne kishim të dhëna se ata nxisnin për të kryer shkatërrime masive. Populli ynë sapo kishe dalë nga një system diktatporial dhe zhgënjimi ishte i madh dhe kjo shfrytëzohej.

A kishit ju mundësi zoti Ahmeti si kryeministër për të ndaluar veprimatrinë e shërbimeve sekrete serbe për të ndaluar shkatërrimet e pasurisë së Shqipërisë?

Janë bërë përpjekje të mëdha në këtë drejtim, por mudëësitë sic e dinin ishin shumë të kufizuara. Megjithatë në shumë raste ia kemi dalë. Më kujtohet se ishte një pëpjekje e madhe për të shkatërruar dhe sulmuar magazinat në Korçë. Nga ne dhe pushteti local në atë kohë, komiteti pluralist,  u bë një punë e madhe dhe u mënjanua një sulm ndaj pasurisë dhe depeve në këtë qytet.

Si ishte dita e parë e emërimit?

Duhet të përgatisja programin, ta apraqisja në parlament. Duhet të formoja edhe qeverinë.

A keni bërë mirë që e pranuat detyrën si kryeminsitër?

Edhe sot them kam bërë mirë që e kam pranaur detyrën si kryeministër.

Im atë ishte një baba por edhe një shok I ngushtë. Më vjen mirë që qe njeri I konsoliduar dhe u konsultova me të përpara se të merrja vendimin. Më tha : Do të hipësh në majë të mullarit. Të tjerët do të hanë barin, ty do të ngelet huri”. Më edukoi me dahsurinë për vendin e për punën.

Kur ju shkoi mendja që babai ka pasur te drejtë?

Kur ndodhi problemi.

A ka diçka që mund ta kishit bërë më mirë?

Gjithçka mund të ishte bërë më mirë.

Si ishte marrëdhënia juaj me kryetarin e opozitës të asaj kohe , Z.Berisha?

E kam njohur qëkur ishte mjek sepse ka kuruar tim atë dhe tim vëlla. Vendosëm një pakt me kryetraët e partive që nuk do të influenconin në formimin e qeverisë.

A ju la kryteari I opozitës të qeverisnit normalisht?

Nuk na kanë bezdisur. Ne morrëm përsipër ta qeverisnim vendin me konceptet e zhvillimit që kërkonte koha, jo bazë interpretimevë politike.

Unë nuk kisha dëshirë të angazhohesha në vazhdimësi me politikë e me drejtimin shtetëror.

6 kryeministra e kanë varrin jashtë, të tjerë nuk kanë një varr në një vend të denjë. A jeni dakord që shteti duhet t’i rikthejë eshtrat e tyre dhe t’i vendosë në një panteon?

Unë jam I mendimit që drejtuesit e këtij vendi duhet të respektohen. Nëse është e mundur, të bëhen përpjekje të rivarrosen në SHqipëri. Ngritjen e panteonit nuk e kam dëgjuar në vende të tjera, por gjithsesi figurat drejtuese të shtetit duhen repsektuar.

Cila ka qenë marrëdhënia me Nanon gjatë kohës që ishit kryeministër?

Kam pasur marrëdhënie normale, jo shuëm të ngushtë, nu kkishim intesitet takimesh, por kontakte e njohje kishim. Unë u mundova q ëtë ruaja një barazlargësi nga drejtuesit e partive politkie për të qenë korrekt në pozicionin tim.

Po pasi latë detyrën si ishin marrëdhëniet me Nanon e Berishën?

Marrëdhënie korrekte, me Z.Nano takohemi si dy miq të vejtër. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira edhe me Sabri Godon, nejri shuëm I mençur e jepte këshilla të zgjuara. Me Berishën nuk kam kontakte.

Rasti juaj, për të cilin vuajtët edhe në burg  cilësohet si gabim I drejtësisë shqiptare.Nga kush mendoni se erdhi kjo?

Ai ishte një “peshqesh” .ishte një katraurë ë vogël q ëmë pas u zmadhua dhe as autorët as frymëzuesit nuk e nxorrën kokën. Por  unë dola I pafajshëm dhe nuk dua të mërrem me këtë.

Ju shkon ndonjëherë mendja për hakmarrje?

Jo, është një problem I kaluar.

Kur mbaruat mandatin si kryeministër, filloi një etapë e re në Shqipëri, opozita fitoi zgjedhjet. A ishte momenti më I rëndësishëm pas rrëzimit të diktaturës?

Unë mendoj që ky ndryshim poltik ishte I domosdoshëm dhe solli ndryshimet e mëvonshme që krijuan terrenin që shteti të riformatohej me ligjet, rregulslitë, mënyrën e organizimit jot ë atij shteti që kishim trashëguar. Momenti ishte jo vetëm entuziast, por edhe shumë I rëndësishëm prandaj opinioni publik e ka mbështetur.

A vlerësoni ndonjë nga kryeministrat?

Merita i takon atij që themeloi këtë shtet, Ismail Qemalit. Ai pati guximin të krijojë këtë shtet.

Si e vlerësoni qeverinë Meksi?

Qeveria Meksi ka një meritë, pasi filloi për herë të parë të hartonte ligjet, rregullsitë e drejtimit të shtetit dhe kjo dueht njohur.

Si vlerësohet një kryeministër në Shqipëri?

Nuk ka një status të veçantë, nuk e di se pse. Për të ruajtur seriozitetin e një vendi, drejtuesit e këtij vendi duhet të kenë një status të veçantë, ashtu si është në shumë vende.

A merrni pagesë për faktin që keni qenë kryeministër?

Jo nuk marr sepse nuk kemi status të veçantë.

Sa ishte rroga juaj gjatë kohës që ishit kryeministër?

24 mijë lekë të vjertër.

Si ishte raporti I pagës në atë kohë pas rritjes që qeveria bëri rrogës së ushtarakëve?

Po ëhstë interesante se me atë rritje ushtarakët e kishin rrogën më të lartë se mua. Badigardi im e kishte rrogën 42 mijë lekë të vjetra dhe unë kryeministri 24 mijë lekë të vjetra.

Me sa di unë ju jeni i vetmi kryeministër i Shqipërisë që keni kaluar jnë asistencë.

Po unë pasi lashë detyrën e kryeministrit, isha për një kohë këshilltar I kryeministrit pasardhës, Aleksandër Meksi. Mas afro një viti më pas dola pa punë dhe kalova në asistencë.

A ka arritur të bëjë Shqipëria ato që duhet të kishte bërë në këto 25 vjet?

Duhet të dimë fillimisht në çfarë stadi jemi nisur. Kalimi në një ekonomi tregu do kërkonte pak kohë. Ka edhe shumë gjëra q ënuk kanë ecur mirë. Zhvillimet ekonomike në hapësirën që duhet të merrnin investimet e huaja në Shqipëri, për të cilët ne kemi nevojë të investojnë në Shqipëri e të na mësojnë. Ne nuk kemi potenciale të tilla, duhet të përgatitemi që investitori i huaj të mos trembet për të punuar këtu.

Si është qeverisur këto vite?

Përveç ngjarjeve të 97-98 kanë konfirmuar qeverisje jo të mirë. Shpesh I kemi kushtuar më tepër vëmendje numrit të votave sesa analizës konkrete për të mos ndodhur ato që na kanë ndodhur e për të bërë punë më të mirë.

Si po qeveris e majta dhe çfarë kryeministri është Rama me një sërë reformash?

Fillemiet e çdo qeverisjeje japin shpresa që në gjysmën e parë të qeverisjes ka përirësime. Vlerësoj disiplinimin, por shpesh vërej një problematikë në bisedat e bisnesit e cila kërkon zgjidhje. Është nxitur efektiviteti, rregullsia, por fakt ëshët që ëshët trashëguar një borxh jo I vogël.

A kontaktoni me Ramën?

Po, shkëmbejmë edhe mendime kur takohemi.

Në këto 25 vjet ka qeverisur më mirë e majta apo e djathta?

Nuk mund ta përcaktoj. Në periudhat e apar ajnë të dyja mirë, më pas dalin problemet.

Si ka funksionuar koalicioni PS-LSI?

Ky është një koalicion I kahut të duhur, të majtë. Mendoj që funksionon si duhet, ka dëshirë dhe lëviozje pavarsisht që ka kritika.

Shqiptarët jetojnë më mirë këto vite të qeverisjes së majtë apo më keq?

Shqiptarët çdo ditë jetojnë më mirë.

Po biznesi si është aktualsiht?

Biznesi I jep lëvizjen kësaj ekonomie. Rama me iniciativat e veta ka treguar që bën puën dhe zhvillon ekonominë. Biznesi I cili dëshiron të punojë fort duhet të përkrahet jo thjesht për të dhënë tendera, por të përkrahen projektet të cilat ky vend mund t’I bëjë për të siguruar fonde nga institucione të tjera. Ne jemi vend I vogël dhe çdo ndërhyrje ka efekt. Por kur bëhet ndërhyrja e gabuar, edhe efekti është I gabuar.

Zoti Ahmeti, a mund të na tregoni cili është pozita juaj në atë që u quajt afera e CEZ dhe DIA-s?

Kur më kanë kërkuar shpejgime në mënyrë zyrtare unë I kam dhënë dhe çështja është e mbyllur tashmë.

Keni dhënë dëshmi në prokurori? Cili ishte statusi juaj?

Kam dhënë dëshmi thjesht për dokumentacion.

 

Emri juaj është përmendur me nënkuptim si një ish-kryeministër I dënuar për korrupsion. Si e përcollën këtë deklaratë dhe nënkuptim të gazetave?

Kryeministra ka pasur shumë. unë nuk kam apsur fare lidhje em çështjene  CEZ sespe nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk jam unë ish-kryeministri i akuzuar.

A keni ndikuar ju që DIA të favorizohet?

Jo, asnjëhëherë.

Sipas medias ju keni përfituar nga CEZ 170 milionë lekë. A është e vërtetë kjo?

Ajo është kotratë, jo me CEZ por me DIA-n. As shifra nuk është e vërtetë. Ka qenë kontratë pune mes dy kompanive private, në të cilën nu ka lidhje shteti.

Po vëllai juaj?

Vëllai im ka qenë punonjës në atë periudhë dhe nuk ka asnjë lidhje.

Atëherë përse doli emri juaja? Çfarë ndodhi?

Ndoshta kanë dashur të mbulojnë ndonjë emër tjetër që ka pasur lidhje me çështjen.

E quani të mbylluar këtë çështje?

Besoj se po.

Përse ka dalë dy herë emri juaj, siç e përmenda edhe më lart?

Se di, ndoshta dikush do të mbrojë veten.

Si e përjetoi familja juaj?

Familja dhe kryesisht ime shoqe kanë qenë pranë meje në çdo moment. Përjetonin hallet e punës dhe hallet e mia. Mundohesha që tek familja të mos përcillja shumë hallet.

Çfarë ndihem I keni dhënë ndokujt që ia veln të tregohet sot, pas kaq shumë vitesh?

Hallet kanë qenë të ndryshme. Një miku im donte të operonte të shoqen, por nuk kishte para. Unë dhashë urdhër të rritej përësri borxhi, por të kryhej operacioni.

Çfarë mund të na thoni për miqësinë me Bexhet Pacollin?

Ne jemi njohur shumë vite më parë, së bashku kemi punuar për disa kohë, por e rëndësishme ishte q ëu njohëm dhe mbetëm miq shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai erdhi me dëshirë të madhe për të ndihmuar Shqipërinë dhe për të plotësuar nevojat që ne kishim.

A ka ndonjë vendim për të cilin keni pasur dilemma?

Nuk mbaj mend ndonjë të tillë.

Sa këshilltarë kishit?

Kisha 6 këshilltarë dhe 2 persona që merreshin me median.

Ju jeni Konsull nderi I Kazakistanit. Ç’do të thotë kjo për ju?

Konsulli I nderit është një pozicion që futet në listën e përfaqësive diplomatike, por kanë status tjetër. Ne koordinojmë interesat ekonomike, nxisim marrëdhëniet.

Çfraë duhet të bëjë qeveria për rritjen e ekonomisë?

Mendoj që nxitja e investimeve shtetërore ku partneriteti privat është aktiv për realizimin e tyre është e nevojshme të konkretizohet me projekte të tjera. Përcaktim imë I detajuar I disa fushave ku shteti gazranton zhvillim si fusha e turizmit. Përshembull ne jemi një vend që nu kkemi hekurudhë. Mendoj që duhet më shumë punë sesa fjalë.

Cila është hallka më e dobët e qeverisë aktuale?

S’mund të them ndonjë pjesë. Unë do të thoja që në disa fusha të rëndësishme të koncensioneve të punëve të mëdha një koordinim me bankat do të ndihomnte në zhvillim. Sektori I agrobiznesit është shumë I rëndësishëm. Ky sektor kërkon mbështetje, përmes projekteve të ndryshme.

Si e shikoni qeverinë Rama në aspektin e burimeve njerëzore? A e kanë krijuar përvojën e duhur të rinjtë e kabinetit?

Mendoj që është krijuar një përvojë.

A duhen bërë ndryshime në qeveri?

Nuk e konsideroj të domosdoshme.

Dy liderët historike të së majtës dhe të djathtës Fatos Nano dhe Sali Berisha jane ndërruar me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën. A është ky zëvendësimi denjë?

Mendoj që ndryshimi është I nevojshëm .Erdhëm nga një përvojë ku zunë myk anëtarët e byrosë politike. Nga kjo smundje e lehtë u vazhdua ehde më vonë e u krijau nliderët historikë. Zhvillimet demokratike, modernizimi, zhvillimet ekonomike kërkojnë aftësi e kapacitete të rjea. Mendoj që politika shqiptare dueht të rifreskohet.

Çfarë lideri ëhstë Z.Basha? A ëshët I denjë për të zëvendësuar Z.Berisha?

Unë nuk e njoh personalsiht. Por të gjithë punën e kanë nisur të rinj dhe përvojën e kanë mësuar. mjafton dëshira ëpr punë dhe idealizmi politik. Demonstrimi I kapacitetev bëhet në pushtet.

Po Ramën në krahasim me kryeministrat e tjerë si e shihni?

Është profil komplet tjetër. A I ak demonstruar shembuj shumë të mirë si kryebashkiak ,të cialt do t’I tregojë edhe në vazhdimësi si kryeministër.

Po Z. Erion Veliaj? Cil iështë mendimi juaj për të?

Është një figurë e re dhe I uroj shumë suksese.

A I shkon qeverisë luksi që aktualisht ka?

Qeveria në fund të fundit duhet të dallohet që ëshët qeveri, por jot ë ketë teprime në nëj kohë ku kemi vështirësi ekonomike.

Leave a Reply

%d bloggers like this: