Home / Teknologji / Internet super i shpejtë për një miliard celularë

Internet super i shpejtë për një miliard celularë

aaa172Një miliard smartphone dhe tableta brenda tre vjetëve do të kenë lidhje super të shpejta në internet, parashikon kompania kërkimore ”Juniper Research”, sipas së cilës teknologjia që mundëson lidhje me shpejtësi të lartë, LTE, është e gatshme për t’u vënë në përdorim. Sipas analistëve, lidhjet LTE aktive kanë si qëllimin të arrijnë një miliard brenda në 2017. Në 2019 vijojë në 1,8 miliard, që përfaqëson mbi një të pestën (22 për qind) të të gjitha lidhjeve të internetit nëpërmjet kartës SIM. Më të interesuarit për këtë teknologji të re janë Kina, Japonia dhe India. E standardizuar që në vitin 2008, LTE-ja tashmë gëzon mbështetje të plotë nga prodhuesit e pajisjeve telefonike. Gjithashtu sipas analistëve teknologjikë, një e treta e smartphones të shitur në 2014 do të jenë të aktivizuar për të përdorur këtë teknologji, por kjo nuk mund të lejojë shfrytëzimin e radios të rrjetit ekzistues dhe UMPS-sçë ku të duhet një rrjet i ri ”ad hoc” duke lejuar për të arritur një largësi dhe shpejtësi të krahasueshme me DSL-në aktuale

Leave a Reply

%d bloggers like this: