Kronika

Bashkia Tiranë merr masa për ditën e mërkurë, parashikohen rreshje të dendura shiu

Bashkia e Tiranës ka njoftuar për masat e marra për ditën e nesërme (e mëkurë) ku parashikohen reshje të endura shiu gjatë gjithë ditës. Për këtë bashkia paralajmëron se mund të ketë vështirësi në qarkullim dhe bllokim të disa rrugëve.

“Ndërmarrjet e rrugëve, pastrimit, kanalizimeve, ndriçimit, Policia Bashkiake, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Zjarrfikëset, kanë ngritur grupe të posaçme pune dhe do të jenë në terren në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë ditës, së bashku me administratorët e 24 njësive administrative”, thuhet në njoftimin e bashkisë për masat e marra.

Po ashtu, ky institucion këshillon qytetarët e saj që të minimizojnë lëvizjet e tyre gjatë të mërkurës, për të shmangur trafikun e rënduar, ndërsa për të lehtësuar transportin ju është kërkuar linjave të transportit publik të shtojnë numrin e autobusëve në qarkullim.

Sa i përket rrugëve problematike dhe me mundësi më të lartë për t’u bllokuar, bashkia ka listuar rrugën “Siri Kodra” (segmenti te “Frigoriferi”), pastaj “Don Bosko”, Rruga e Kavajës, “Imer Nregjoni”, rr. “Bardhyl” (segmenti ku kryqëzohet me rr. “Qemal Stafa”), Unaza (segmenti “Vasil Shanto”-“21 Dhjetori”), rr. “Myslym Shyri” dhe rruga e Dibrës.

Nga ana tjetër, Bashkia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin kalimin pranë lumenjve në zonat periferike të Tiranës.

“Në raste emergjencash, ju lutemi të kontaktoni Bashkinë e Tiranës në numrin 0800 0888 (nga numrat fiks), Policinë Bashkiake në numrin 04 24 19 465, Zjarrfikëset në numrin 129 ose administratorin e njësisë tuaj administrative”, përfundon deklarata e bashkisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button