Politika

Alibeaj: Furgoni i drogës u la të ikte, ishte i Habilajve

Partia Demokratike denoncon se sasia e drogës që u zbulua nga Guardia Di Finanza ishte lejuar të kalonte me “urdhër nga lart”. Enkelejd Alibeaj tha se sasia e drogës ishte e lidhur me kushërinjte e ministrit.

“Furgoni me drogë nuk është grabitur, po është lejuar të merret. Janë hapur portat. Sipas infomacioneve që vijnë nga oficerë të papërfshirë, droga lidhet me kushërinjtë e ministrit., Habilajt. Urdhi nga lart ka qënë i prerë, askush të mos flasë. Skandali u zbulua pasi Guardia Di Finanza kapi në Itali këtë sasi droge. Tahiri mësohet se ka bërë disa lëvizje në policinë e Vlorës për të kopsitur çështjen. Është larguar nga detyra shefi i kufirit të Vlorës për tu zëvendësuar nga një besnik fanatik i Saimirit dhe me lidhje të forta me familjen Habilaj. Ja pra deri ku ka mbërritur shteti i Edi Ramës”, deklaroi Alibeaj.

Ai tha se më 8 dhjetor shqiptarët do të tregojnë se janë të bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button