ParlamentarePolitika

Dekriminalizimi, PD shton dy nene: Deputetët, analizë për drogë para betimit

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend 2 amendamente të reja për dekriminalizimin që kanë të bëjnë me përdorimin e lëndëve narkotike. Opozita nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj, duke kërkuar që në projektligj të shtohen edhe dy nene të tjera, konkretisht, neni 15 dhe 16. Në nenin 15 përcaktohet “përdorimi i substancave narkotike”, ndërsa në nenin 16 “trajtimi i funksionarëve publikë”.

Gjithashtu, Partia Demokratike përcakton në amendamentin e saj se deputetët para se të betohen, duhet t’i nënshtrohen analizave për substancë narkotike. Ndërkohë, ligjvënësit duhet të kryejnë analizat për narkotikët nën mbikëqyrjen e një strukture në prokurori. Ndërkaq, në rast refuzimi, deputeti trajtohet si përdorues i narkotikëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button