Kronika

Tiranë, pranga punonjëses së bankës që vodhi 200 mijë euro

soldi-586x400-320x218Masë arresti me burg për një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë në Tiranë. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Tiranës, ka ardhur pas akuzave të prokurorisë për vjedhjen e llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, me dëmin që shkonte rreth 200 mijë euro.

Bëhet fjalë për shtetasen A.Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, e cila, sipas hetimit të Prokurorisë, përmes veprimeve jo të ligjshme, ka mashtruar një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të mëdha parash nga llogaritë bankare, ose duke u hapur, pa dijeninë e tyre llogari kredie, që më pas i tërhiqte vetë.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin pas shqetësimit të shumë klientëve dhe kallëzimit të bërë nga drejtuesit e bankës ku shtetasja punonte.

Punonjësja e bankës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes, duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikimit të dokumenteve që ka për detyrë lëshimin e tyre”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button