Kosova

28 nëntori, pa energji elektrike në një pjesë të Prishtinës

Të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë nga liqeni i Badocit, të shtunën me 28 nëntor, do të mbesin disa orë pa energji elektrike. Kjo për shkak të punimeve që do të bëhen stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Badoc.

Përmes një komunikate për shtyp, ujësjellësi rajonal KUR ‘Prishtina’, ka njoftuar se të shtunën nga ora 11:00 deri në ora 16:00 qytetarët e Komunës së Prishtinës që furnizohen me ujë nga Badoci do të mbesin pa ujë.

“Punimet e planifikuara teknike nga ekipet e KEDS-it të shtunën, do të zhvillohen në stacionin e pompave dhe fabrikën e përpunimit të ujit në Badoc. Në një situatë të tillë, KUR ‘Prishtina’ do të ndërmarr të gjitha masat e duhura për mos ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke tentuar që teknikisht, konsumatorëve të saj t’u ofrojë shërbime të rregullta dhe cilësore”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Ndërprerja e energjisë elektrike është e planifikuar, pasi që në fabrikën në Badoc do të ketë punime teknike nga ana e KEDS-it.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button