Home / Teknologji / Bëhuni gati për Li- Fi!

Bëhuni gati për Li- Fi!

Bota ngadalë mund të bëhet gati të kalojë nga Wi- FI në Li-Fi, një teknologji alternative që shkencëtarët thonë se arrin shpejtësi 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë se Wi- Fi.

Me këtë shpejtësi mund të shkarkoni një film HD në vetëm pak sekonda. Një kompani që quhet Velmenni ka thënë për IBTimes se kjo ka nxjerrë teknologjinë nga laboratorët në zyrat e botës reale dhe mjediset industriale në Estoni, ku mendohet të arrihen këto shpejtësi.

Li-Fi transmeton të dhënat duke përdorur dritat led, që fiken e ndizen me nanosekonda të paperceptueshme nga syri i njeriut. Ajo është shpikur në 2011, dhe në laborator është e aftë të arrijë një shpejtësi plot 224Gbps.

Ndryshe nga Wi- Fi i cili penetron në mure, Li-Fi bazohet tek drita, dhe teorikisht është më e kufizuar. Megjithatë, pikërisht për shkak të këtij kufizimi Li- Fi është gjithashtu më i sigurtë nga vjedhja e tij.

Li-Fi hap më shum ëmundësi për aplikacionet e smart home. Në të ardhmen, llampat LED për shtëpinë mund të shërbejnë për dy funksione, të ndriçojnë dhomën dhe të ndihmojnë në krijimin e një rrjeti në shtpi për paijisjet për të folur me njëri-tjetrin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: