Maqedonia

PRSD: Nëse argumentohet falsifikimi, VMRO-së t’i ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje

Në qoftë se argumentohet falsifikimi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së dhe shkelja e të drejtës së votës të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë përmes bisedave të përgjuara të udhëheqjes së lartë të partisë, përveç përgjegjësisë penale individuale, qeveria e re duhet që me ligj ta ndalojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale të radhës.

Uzurpimi i deritanishëm i proceseve zgjedhore dhe shkatërrimi i themeleve demokratike të sistemit politik, imponon nevojën që VMRO-DPMNE të mënjanohet nga jeta politike për një periudhë të caktuar, gjë që do të ishte njëkohësisht edhe një leksion për të gjitha partitë politike, në të ardhmen të mos i’a mësyjnë falsifikimit zgjedhor dhe cenimit të vlerave themelore demokratike”, thuhet në deklaratën e PRSD-së të Tito Petkovskit, transmeton zhurnal.

Nga kjo parti vlerësojnë se krimi i individëve të caktuar të partisë maqedonase në pushtet është lehtë i vërtetueshëm dhe kur të përfundojnë të gjitha procedurat dhe proceset para institucioneve kompetente, anëtarësia dhe mbështetësit e VMRO-së do të kuptojnë se çfarë rrëmuje nga partia kanë lënë ata pas vetes.

Anëtarët e partisë të painvolvuar në krimet e përmasave të mëdha, bazuar në reformat e brendshme kanë shansin e mirëfilltë për të shpëtuar partinë nga humnera drejt së cilës e shtyn Gruevski dhe ata rreth tij “, përfundon komunikata e PRSD-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button