Home / Arte / 300 ditët e kulturës

300 ditët e kulturës

Mirela-Kumbaro-e1394612887101-281x320Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka prezantuar dje 300 ditët e saj në krye të kulturës, në prani të zv.kryeministrit Niko Peleshi. Kumbaro shpalosi si arritje të këtyre ditëve fillimin e punës për ndërtimin e dy muzeve kombëtarë, Muzeu Marubi i paparë deri sot dhe Muzeu Arkeologjik i Durrësit, i mbyllur prej 4 vjetësh, shpejtimin e punës për hapjen e pavijonit etnografik në Muzeun Historik Kombëtar të mbyllur prej 5 vjetësh

apo miratimin e projektit për Qendrën e re të Artit Mesjetar në Korçë. “Në 300 ditë është pastruar pjesa më e madhe e mureve antike dhe e kalave që ndodhen brenda qyteteve tona dhe po bëhet inventari i plotë i monumenteve të kulturës e dixhitalizimi për të parën herë, i tij”, tha ministrja. Kthimi i diplomacisë kulturore, duke e bërë Shqipërinë pjesë të rrjeteve të fuqishme kulturore europiane apo kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë, janë quajtur produkt i këtyre muajve të parë të punës. “U angazhuam për reformë strukturore në art, aq shumë të përfolur, dhe në 300 ditë e bëmë realitet në të gjitha institucionet kombëtare të artit, duke vendosur kështu, për të parën herë, modelin e teatrit ku artisti merr përsipër përgjegjësi individuale, me disiplinë artistike, përballë konkurrencës së lirë, si e vetmja rrugë që mund të gjallërojë skenën, t’u hapë dyert të rinjve dhe të ndërtojë sistemin e vërtetë të vlerave dhe të meritave individuale për çdo artist”, tha Kumbaro. Dhe pse reforma është kryefjala e Kumbaros, në këto 300 ditë ajo është vetëm një shtresë e hollë në sipërfaqen e madhe të kulturës, që ka nevojë të përfshihet në këtë proces.

Leave a Reply

%d bloggers like this: