Amerika

Trump mohon talljen e gazetarit me deformime trupore

Donald Trump, kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mohuar talljen e gazetarit me deformime trupore gjatë një fjalimi të tij në fillim të kësaj jave.

Trump u tall me Serge Kovaleski të “The New York Times”, duke e imituar gazetarin me handikape që nga lindja.

Por, nëpërmjet një postimi në Twitter, kandidati republikan sqaroi: “Nuk e njoh gazetarin e @nytimes dhe nuk e di si është fizikisht. Thjesht po bëja si një person që mundohet të tërheqë një deklaratë që ka dhënë shumë vite më parë”.

Kovaleski, i cili në vitin 2001 punonte për “Washington Post”, kishte shkruar një artikull ku thonte se mijëra myslimanë në Nju Xhersi festuan rrëzimin e Kullave Binjake në atentatet e 11 shtatorit. Trump e kishte përdorur këtë artikull në fushatën e tij, por vetë gazetari tha se nuk e mbante mend ta kishte shkruar këtë gjë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button