Muzike

TKOBAP një seri aktivitetesh për 28-29 nëntorin në Tiranë

Me rastin e festave te Çlirimit dhe të Pavarësisë TKOBAP do të ofrojë për publikun shqiptar një sërë aktivitetesh. Në daten 28 Nentor , Ora 19.00  do te organizohet një koncert premierë  nga Ansambli Popullor  titulluar “Rrugetim”,  koncert  me këngë dhe valle popullor te perzgjedhura nga te gjitha trevat shqiptare.

Ky Koncert është koncerti i fundit që organizohet nën drejtimin e Sulejman Baltëza, i cili prej shumë vitesh është Drejtor Artistik i Ansamblit Popullor ne TKOBAP dhe largohet në fund të nëntorit nga TKOBAP.

Ne daten 29 Nentor 2015, Ora 19.00  do te organizohet ,  Koncerti “Per ty Atdhe”,  me pjesemarrjen e solisteve te TKOBAP si Eva Golemi dhe Ylber Gjini, Korit dhe Orkestres se TKOBAP nën drejtimin e Edmond Doko. Ky koncert do të jetë falas për të gjithë nostalgjikët e këngëve më të bukura të kompozitorëve më të njohur shqiptarë si Avni Mula, Thoma Gaqi, Çesk Zadeja, Mustafa Krantja, Kujtim Laro e Pjeter Gaci.

Per herë të parë do të vendoset në skene një pjesë simfonike e titulluar “Rapsodi e shqiptarëve Nr 1” nga kompozitori shqiptar Anesti Nova, i cili rikthehet në vendin e tij pas më shume se 70 vitesh pasi ka emigruar në Turqi e Amerike.

Festimet për Naten e Bardhë do vazhdojnë në daten 29 nëntor në  ora 20.30 në sheshin para TKOBAP,  me pjesemarjen e trupave te ndryshme artistike, numra baleti, koncert me kengë dhe valle nga Ansambli Popullor, koncert me Muzike Dhome, Koncert i Korit të TKOBAP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button