Home / Teknologji / E vërteta e kuiceve të Facebook?

E vërteta e kuiceve të Facebook?

Plot 17 milionë persona shohin një aplikacion nëpërmjet Facebook, i cili të siguron të dhënat se cilat janë fjalët që ti përdor më shumë në rrjetin social.

Por kur klikon në këtë link, të kërkohet leje për të patur akses në një sërë të dhënash që keni regjistruar në Facebook, dhe ndoshta do të hezitonit ti lejonit.

Por thotë Jane Wakefield për BBC-në, e bëri këtë sakrificë pasi sigurisht nuk kishte si të gjente aplikacioni fjalën që kishte përdorur më shumë nëse nuk do të kishte akses në këto të dhëna.

Ky lloj kuici prodhohej nga një kompani koreano jugore dhe ajo të kërkonte emrin, profilin, fotot, moshën, gjininë, ditëlindjen, të gjithë listën e miqve, gjërat që ke postuar, qytetin e lindjes, edukimin dhe çdo gjë tjetër.

Vonvon prodhonte një sërë kuicesh, po ky ndoshta ka qënë më popullori, pasi ka arritur një audiencë prej 50 milionë njerëzisht. Por si puna e këtij aplikacioni janë krijuar me mijëra në rrjetin social Facebook, të cilat kërkojnë të dhënat personale pa të cilat nuk mund të punojnë.

“Ne përdorim informacionet tuaja vetëm për të gjeneruar të dhënat, dhe nuk i ruajmë asnjëherë për qëllime të tjera”, ka thënë për BBC-në shefi ekzekutiv i Vonvon, Jonghwa Kim.

Ai thotë gjithashtu se asnjë nga informacionet personale nuk i shitet palëve të treta, vetëm nëse kjo lejohet nga termat dhe kushtet. Kim e ka kuptuar se privatësia është një nga çështjet më të ndjeshme dhe për këtë firma së fundmi ka bërë disa ndryshime në kuicin Most Used Words duke kërkuar vetëm informacione publike, listën e miqve dhe postimet.

“Ne e dimë që disa prej përdoruesve shqetësohen mbi mbrojtjen e privatësisë Për të hequr këtë shqetësim, ne kemi bërë disa modifikime në kërkesën e të dhënave për të prodhuar përmbajtjen”, vijon Kim për BBC.

Leave a Reply

%d bloggers like this: