Home / Teknologji / Shefat nuk janë kundër çatit në punë

Shefat nuk janë kundër çatit në punë

A është mirë të kesh mik në Facebook shefin tënd? Apo të të lejohet të përdorësh Snapchat me kolegët gjatë orëve të punës?

Sipas BBC, përdorimi i rrjeteve sociale në punë po rritet gjithnjë e më shumë, si një mënyrë për ti shpëtuar tiranisë së emaileve të ndërmarrjeve.

Bizneset dëshirojnë të përdorin komunikimin e brendshëm online që po kthehen në aplikacione çati si Chatter, Slack dhe Yammer apo dhe platforma të tjera si Facebook.

Sigurisht, kompanitë kanë intranet që e përdorin prej më shumë se 20 vjetësh, por është natyra miqësore e disa aplikacioneve të mesazheve që zënë këtë hapësirë.

Në janar të 2015, Facebook bëri të ditur platformën e saj të re për biznesin. Facebook at Work quhet kjo platformë dhe është lançuar në bashkëpunim me klientët e çatit, Work Chat.

Leave a Reply

%d bloggers like this: