Ekonomia

Crown Agents kontroll te prodhuesit e pijeve alkolike, shkelje me vlerë 13 milionë lekë

Kompania e cila asiston shërbimin doganor shqiptar për rritjen e performancës në mbledhjen e të ardhurave prej gati dy vitesh, Crown Agents njoftoi të premten se gjatë dy muajve të fundit, grupet operative të saj dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë ndërmarrë mbi 25 kontrolle mbi bazë risku të bizneseve të regjistruara si prodhues të pijeve alkoolike.

Sipas kompanisë, kontrollet janë ushtruar në qytete të ndryshme në të gjithë vendin dhe në 65% të rasteve janë konstatuar shkelje dhe mospërputhje. Shuma e mundshme e të ardhurave shtesë dhe gjobave e identifikuar si rezultat i këtyre veprimeve të ndërmarra është të paktën 13 milionë lekë.

Synimi i kontrolleve të ndërmarra ka qenë verifikimi i gjendjes stok të pullave fiskale dhe produktit në ambientet e subjekteve të regjistruara të akcizës. Njëkohësisht, përgjatë operacionit grupet operative kanë arritur të mbledhin informacion në lidhje me aktivitete të jashtëligjshme të prodhimit të alkoolit dhe e kanë përdorur këtë informacion për t’i identifikuar dhe ndërprerë këto lloj aktivitetesh.

Dy ambiente prodhimi që vepronin në informalitet të plotë u mbyllën në sajë të këtyre kontrolleve. Në disa raste u konstatua se edhe pse numrat NIPT/NUIS të disa subjekteve ishin pezulluar, ata kishin vijuar me prodhimin aktiv të alkoolit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button