Home / Moda / Si të stilosh veshjet që ke, pa blerë të reja

Si të stilosh veshjet që ke, pa blerë të reja

Disa nga ikonat e modës kanë propozuar disa mënyra për të stiluar veshjet që ke në gardërobë, si mund t’i bësh bashkë disa veshje që deri tani nuk i ke menduar.

Në fund të ditës, sekreti është te mënyra se si stilon çdo veshje – dhe stili, të dashura vajza, është falas.

Më këtë gjë ne mendje, këtu janë propozuar 6 mënyra për të ristilluar veshjet që ke. Plus, shumica e këtyre ndryshimeve nuk janë sezonale, kështu që këto truke mund të të shërbejnë për një kohë të gjatë.

Përthyej
Mëngët e gjata mund të përthyhen apo jo? Edhe nëse një kopsë është këputur, askush nuk e kupton, sepse mund ta përthyhesh mëngën apo ta lësh këmishën e hapur. Është mënyra më e thjeshtë dhe një stil i ri i hijshëm edhe për veshjet më klasike.

Një kopsë e zbërthyer dhe mëngë të përthyera mund të të tregojnë më tërheqëse dhe më shumë stil.

Xhinset
Edhe xhinset e përthyera janë po ashtu një stil i ri që janë propozuar së fundi nga ikonat e stilit. Kombinuar me taka, ky trend është ndër më të preferuarit nga blogger-et e modës.

Kombino xhinset me xhaketë
Është një stil i hasur për shumë sezone, por sidomos kohët e fundit me propozimet e xhinseve me ngjyra të ndryshme.

Bluzë e shkurtra
Asgjë nuk mund të jetë më shumë modë se sa bluzat e shkurtra poshtë një xhakete dhe xhinse, shkruan revista class. Çmenduri, por e vërtetë, — nuk kushton asgjë dhe të jep një pamje shumë ndryshe, elegante.

Pulovër brenda në fund
Kur Olivia Palermo doli në publik me një pulovër brenda në fund, krijoi një stil të ri, të cilin e kopjuan menjëherë ikonat e modës.

Një rrip në bel
Sërish Olivia Palermo me një truk. Në arsenalin e veshjeve të saj, ajo vendos një aksesor në bel, i cili një detaj i shtuar në dukje, ndryshon edhe stilin.

Leave a Reply

%d bloggers like this: