Home / Moda / E verdha e ngrohtë për ditët e ftohta të dimrit

E verdha e ngrohtë për ditët e ftohta të dimrit

Ngjyra e diellit, e verdha pastel, ngjyra luledielli, të gjitha nuancat e portokallta, pjesë rrobash luksoze ngjyrë të verdhë kemi pasur rastin t’i shohim në koleksionet e sezonit vjeshtë/dimër 2015 të brendeve më prestigjioze.

Të verdhën mund ta kombinoni me të hirtën, e cila, gjithashtu, është ngjyrë e vjeshtës, transmeton Telegrafi.

Shtoni në aksente, në formë aksesorësh apo zgjidhni pjesë rrobash ngjyrë të verdhë.

Xhemperët e mëdhenj, të ngrohtë ngjyrë të verdhë përshtaten për mrekulli me xhinse të rehatshme dhe me atlete, por edhe me fund midi dhe këpucë me taka të larta.

Investoni këtë vjeshtë dhe dimër në rroba ngjyrë të verdhë dhe jepni frymën e diellit gardërobës suaj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: