Home / Keshilla / Si të mposhtni frikën nga dentisti

Si të mposhtni frikën nga dentisti

Padyshim se të kesh një buzëqeshje perfekte është ëndrra e kujtdo. Por si mund ta mposhtni qoftë edhe idenë për t’u ulur në poltronin e dentistit, frikën prej tij?

Mbase do t’ju duket e çuditshme, por një nga metodat më efikase për të luftuar frikën nga dentisti, është përcaktimi i vizitave të rregullta me specialistin tuaj të dhëmbëve. “Ajo që duhet të bëjë ai, është shkrepja e një serie fotosh dhe shpjegimi hap pas hapi i çdo operacioni apo veprimi”, ka thënë mjekja stomatologe, Rhona Eskander nga klinika dentare “Chelsea” për sajtin Cover Media.

“U jap një sërë rekomandimesh pacientëve të mi. Dhe kur më pyesin nëse mund të shoh diçka, nuk them asnjëherë jo”. Për të qetësuar nervat e pacientëve, shumë dentistë rendin edhe pas teknikave relaksuese të cilat përfshijnë një gjendje qetësie të mundshme.

“Përdorim edhe hipnoza përmes CD-ve. Besoj se është e rëndësishme që pacientët të binden. Por unë asnjëherë nuk gënjej dhe rekomandoj pilula. Zakonisht i them në sy pacientit se: ‘do të dhembë pak. Mundohu ta durosh duke shtrënguar gishtat e këmbëve’. Kjo është një lloj teknike shpërqendrimi në mënyrë që pacienti të përqendrohet diku tjetër.

Unë në të njëjtën kohë kërkoj të kuptoj se cila është frika e tij e vërtetë. Mund të jetë për shembull, prej zhurmës së pajisjeve të cilat përdoren në klinikë. Nëse është kjo, herën tjetër i kërkoj që me vete të marrë edhe IPod-in, në mënyrë që të mund të dëgjojë muzikën që preferon me një volum aq të lartë, sa nuk mund të dëgjojë asgjë tjetër.

Ndërsa vetë përpiqem të përdor terma të zakonshëm, të flas thjesht dhe kuptueshëm, sepse kam kuptuar se komunikimi mjekësor është shumë i vështirë për këdo”.

Frika prek 14% të popullsisë botërore

Frika nga dentisti nga ana psikologjike përfshin frikë jo të bazuar mbi objekte logjike, si p.sh. frikë ose mospëlqim për të mos shkuar te dentisti. Ndërsa fobia nga dentisti është një problem më i rëndësishëm dhe më serioz se frika normale nga dentisti. Studimet e fundit kanë treguar se kjo lloj frike ka përfshirë thuajse 14% të popullsisë botërore. Mënyra më klasike e sjelljes së personit fobik është anashkalimi i ngjarjeve.

Kjo sjellje, megjithëse mund të quhet zgjidhje në rastin e fobive të tjera, në rastin e largimit nga kontrolli i dhëmbëve të dëmtuar te dentisti, sjell një rëndim të gjendjes më tepër se zgjidhje të saj. Ashtu si çdo frikë, edhe frika nga dentisti mbështetet në supozime jologjike. Ajo bazohet mbi njohuri të gabuara dhe mund të mjekohet me psikoterapi.

Largimi i frikës së pacientëve që shqetësohen nga zhurma e pajisjeve të klinikës, mund të largohen nga ekranet e vendosura përpara poltronës së dentistit të lidhur me DVD. Vëmendja e pacientit shpërndahet edhe nga ana vizuale, edhe nga ana auditive. Muzika eliminon zhurmën e pajisjeve, dhe kësisoj frika e pacientit largohet, siç e përmendëm edhe më sipër.

Për personat shumë emotivë, mund të përdoren jastëkë që bëjnë masazh të shpinës dhe këmbëve, ose me opsion ngrohjeje, në mënyrë që pacienti të relaksohet. Frika nga dentisti nxitet fillimisht nga përshtatja me këtë lloj vizite dhe kryesisht nga ambienti.

Ngjyrat dhe objektet e përdorura në dekoracion, vendosen në mënyrë që të relaksojnë pacientin. Dentisti duhet të shpjegojë hap pas hapi mjekimin që do të ndiqet dhe duhet të kërkojë nga pacienti që t’i tregojë kur të ketë dhimbje dhe t’i japë besim që do të ndërpresë punimet në momentin kur ka dhimbje.

Në pacientët që kanë më tepër frikë, mund të përdoren ilaçe dhe metodat e psikoterapisë dhe zgjidhja më e mirë arrihet me bashkëpunimin e dentistit me psikiatrin.

Ankthi prej vizitës te dentisti

Disa persona kur shkojnë për herë të parë te dentisti, ose kur detyrohen të shkojnë më pas për një kohe të gjatë, jetojnë ankth. Frika e pabaza, paragjykimet, zhurmat e pajisjeve e shtojnë ankthin. Ja atëherë disa këshilla për të qetësuar veten:

  • Mos pini kafe apo ujë të gazuar, të cilat do t’u rrisin emocionin përpara shkuarjes në vizitë.
  • Hani ushqime me shumë proteina si djathë, vezë… sepse këto rrisin prodhimin e lëndëve qetësuese për trupin.
  • Kur të shkoni për vizitë, mos u vishni shpejt, dhe mos e ngisni makinën më shpejtësi.
  • Mundohuni të pushoni sa më tepër një natë para vizitës.
  • Mund të merrni me vete MP3-player për të dëgjuar këngët tuaja të preferuara.

Leave a Reply

%d bloggers like this: