Home / Arte / Ekspozita / Talenti i fshehur i aktorit Artur Gorishti, ekspozitë me 70 vepra të përzgjedhura nga 900 punime artistike

Talenti i fshehur i aktorit Artur Gorishti, ekspozitë me 70 vepra të përzgjedhura nga 900 punime artistike

Në Galerinë Kombëtare të Arteve gjatë mbrëmjes së  “Natës së Bardhë” pasi u shfaqe edhe projeksioni më i fundit i filmit me metrazh të shkurtër “Breath” nga aktori i njohur Artur Gorishti, u çel gjithashtu ekspozita personale me prezantimin e 70 veprave, të realizuara po nga ai.

Edhe pse i njohur më së shumti si aktor, Artur Gorishti kësaj here ka vendosur t’i flasë publikut përmes pikturës.

Një pasion dhe talent tjetër i fshehur i aktorit dhe regjisorit Artur Gorishti,  u prezantua gjatë mbrëmjes, i cili i befasoi mjaft miqtë e GKA-së dhe jo vetëm.

Ekspozita e kuruar nga Ylli Drishti, prezantoi rreth 70 vepra të përzgjedhura nga 900 punime të artistit të krijuara në një periudhë 25 vjeçare, ku për to artisti është shprehur se edhe pse disa prej tyre i ka krijuar në momente të vështira dhe “ërrësire”,  ato kanë jetë dhe dritë.

Piktura, grafika, peizazhe, portrete, brendi,,dhe  kompozime e miks media, prezantojnë jo vetëm krijimet e Gorishtit, por gjithashtu edhe brendinë e tij individuale.

“Duket sikur pa qënë e planifikuar, shqetësimet, humbjet, “errësira” që ka përjetuar ai si njeri, janë përkthyer në këto punë ku ndihet e vërteta, drita dhe optimizmi” shprehet kuratori i ekspozitës, Ylli Drishti.

“Ajo që e bën konkrete veprën time, nuk është të menduarit se jam artist, por të qënit i përulur përpara fjalës së madhe art, i përulur me dyshime dhe i brishtë si fëmija”, rrëfen Gorishti nga ana tjetër.

Ndërsa lidhur mbi produksionin kinematografik “Breath”, i cili u vlerësua si filmi më i mirë debutes me metrazh të shkurtër në edicionin e 13-të të Tirana Intrantional Film Festival 2015, Gorishti shprehet se ky filëm  do të konkurojë në disa festivale të rëndësishëm në Europë.

Artur Gorishti lindi në vitin 1962 në Tiranë. Në vitin 1982 u diplomua për topografi, por një vit më vonë nisi studimet për aktrim në Ish- Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë.

Po në vitin 1983 nisi edhe kariera e tij artistike si aktor, ndërsa sot numëron rreth 40 role.

Pasioni për fotografinë nis në fillim të viteve 2000, duke e bërë Gorishtin protagonist në disa konkurse dhe ekspozita fotografike.

Prej vitit 2005 jeton në Montreal, Kanada, ku ka aktruar në disa prodhime kinematografike dhe televizive.

Në vitin 2013 botoi librin me tregime “Dyert”, të cilat ka nisur t’i realizojë në pelikul si skenarist dhe regjisor.

Ekspozita personale e Artur Gorishtit do të qëndrojë e hapur deri më 9 dhjetor 2015.

Leave a Reply

%d bloggers like this: