Moda

Ylberi në trup në çdo ditë të dimrit, për pak diell më shumë

Kush e ka thënë që gardëroba e dimrit duhet të ketë ekskluzivisht ngjyra të errtë dhe neutrale?

Bashkëpunëtorët e koleksioneve të markave si Gucci, Dries Van Noten e Balmain dhe këshilluesit e modës së personazheve të njohur deklarojnë se kurrë si në këtë stinë, nuk kanë qenë ndonjëherë në modë ngjyrat. Këtë vit, janë ato që bëjnë ligjin, për veshjet, mbi të gjitha kur janë me vija.

Të ashtuquajturat “rainbow stripes” në fakt sapo janë deklaruar për ata që duan dhe ndjekin modën.

Ata kanë zgjedhur ngjyrat e ylberit për t’i dhënë një tis glamour dhe origjinaliteti veshjes, duke i kombinuar herë pas here me xhinse dhe atlete, siç ka bërë blogerja e modës Chiara Ferragni.

Ngjyrat e ylberit mund të kombinohen edhe me pantallona tub, me pallto në ngjyrë pastel dhe pupa për një veshje të mirë dhe vitaminike, siç këshillon Blair Eadie.

Ndërsa adhuruesja e modës dhe njëkohësisht modele britanike Alexa Chung ka shfaqur gjithë potencialin glamour që mund të krijojnë ngjyrat e ylberit duke veshur një bluzë shumëngjyrëshe me fund të derdhur ngjyrë floriri të errët, një pamje tërësisht e firmosur nga Alessandro Michele.

Por alternativat për të kombinuar ngjyrat e ylberit, mbi të gjitha në stinën më të ftohtë, janë shumë: Sienna Miller e ka qasur në një fustan.

Ja edhe Taylor Swift.

Kurse për ata që nuk ua ndjen për vijat e ylberit që t’i mbajnë si në bluza apo fustane, mund t’i mbartin ato tek aksesorët, shajet

Tek dorashkat: për t’u ndjerë ngrohtë, por me stil.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button