Teknologji

Pirati informatik shmang gjobën me një video

Një video është bërë hit në internet, me të paktën 200 mijë klikime, të arritura vetëm në një javë, ku rrëfen se si mund të shmangësh pagesën e gjobës.

Jakub F., 30 vjeç, i akuzuar për pirateri informatike në Republikën Çeke, është gjykuar fajtor për shpërndarjen e kopjeve të paligjshme të Windows dhe programeve të tjera që janë me të drejtë autori. Dhe për këtë, ai duhet të paguante një gjobë ndaj Business Software Alliance, me një shifër prej 220 mijë dollarësh.

Video e publikuar në YouTube më 22 nëntor, ka marrë mijëra klikime, pavarësisht se është në gjuhën çeke. Në këtë video, thotë The Next Web,Jakub ka rrëfyer eksperiencën e tij, dhe ka denoncuar piraterinë online.

Jakub, i cili ishte dënuar me tre vjet, arriti një marrëveshje jashtë gjykatës me kompanitë të cilat kishte piratuar. Mes tyre figurojnë Microsoft, HBO Europe, Sony Music, dhe 20th Century Fox, të cilat kishin vlerësuar një dëm financiar prej mijëra dollarësh.

Megjithatë Business Software Alliance ishte në dijeni se Jakub nuk mund ta paguante të gjthë shumën. Kështu kompanitë mbetën të kënaqura me një gjobë të vogël, por me kusht që 30-vjeçari të bashkëpunonte në prodhimin e një videoje që denoncon piraterinë online.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button