Kosova

Kuvendi rinis seancën; pezullohen deputetët e opozitës

Ka rinisur rreth orës 14:45, në sallën e zakonshme seanca e Kuvendit të Kosovës me rendin e ditës në fokus. Kryetari Kadri Veseli njoftoi se në seancë janë të pranishëm 81 deputetë të pozitës, ndërësa ata të opozitës janë pezulluar për këtë seancë.

Ndërkohë, në një konferencë për shtyp në hollin e Kuvendit, opozita konfirmoi pezullimin dhe bëri thirrje për protesta në rrugë.

Më herët në mbledhjen e saj, Kryesia e Kuvendit mori një vendim për përjashtimin individual ditor të deputetëve të opozitës, veprimet e të cilëve kanë rënë ndesh me Rregulloren e Kuvendit, me përjashtim të deputetëve Shukrije Bytyçi dhe Ilir Deda.

Ndërkohë, mësohet se është arrestuar deputeti i partisë Nisma për Kosovën, Haxhi Shala.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button